Veliu poston foto me Grenellin pasi MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën,

11:48 | 07 Qershor 2020

MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën, Veliu poston foto me Grenellin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka publikuar një fotografi me të përzgjedhurin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kjo si shenjë falënderimi e Veliut, pasi dje MCC ka njoftuar se do ta zhbllokojë ndihmën amerikane për Kosovën menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut, njofton Klan Kosova.

Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete”.

Komento: