Deputeti Bajqinovci: “Kodra e Trimave” masivisht po i përgjigjen peticionit për zgjedhje të reja

12:08 | 07 Qershor 2020

Bajqinovci thotë se banorët e lagjes “Kodra e Trimave” masivisht po i përgjigjen peticionit për zgjedhje të reja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar turin e tij nëpër Kosovë, duke kërkuar nënshkrimin e peticionit për zgjedhje të reja.

Ai ka qëndruar sot së bashku me nënkryetarin e VV-së, Glauk Konjufca, në lagjen “Kodra e Trimave”, ku ka thënë se qytetarët këtu po kërkojnë zgjedhje të reja, duke e nënshkruar masivisht peticionin për zgjedhje të reja.

“Qytetarët e “Kodrës së Trimave” kërkojnë zgjedhje. Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” po i përgjigjen peticionit për zgjedhje masivisht”, ka shkruar Bajqinovci.

Komento: