
Ka shkuar një 1234 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 296 mostra të dyshimta nga të cilat 40 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë).
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 6 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 890 të shëruar./ORAinfo/