Mikrobiologu Raka tregon a mund të dështojë Kosova në luftën kundër koronavirusit

18:54 | 07 Qershor 2020

Pas lehtësimit të masave, në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.

Mikrobiologu Lul Raka, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me koronavirus përsëri nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet që vinë nga IKSHP.

“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, është shprehur Raka.“Në fillim jemi frikësuar që do ta kemi fatin e njejtë me Italinë e shtetet e tjera të fuqishme, të cilat u prekën nga virusi”, tha ai.

Raka tha se në Kosovë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përballjen me virusin, prandaj udhëzimet sipas tij duhet respektuar patjetër, duke shmangur kështu përhapjen e virusit.“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasyshë kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, shtoi Raka

Komento: