MSH-ja dhe IKSHPK-ja thërrasin konferencë për media, pas rasteve të reja me koronovisur

21:34 | 07 Qershor 2020

Pas rasteve të reja me koronovisur, MSH-ja dhe IKSHPK-ja thërrasin konferencë për media.

Gjatë ditës së sotme në vend u regjistruan 40 raste të reja me koronavirus, gjë që ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të thërrasin konferencë për medie.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, drejtorin e Policisë së Kosovës dhe drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësor (MSh) dhe Inspektoratit Sanitar (AUVK) do të mbajnë sonte konferencë për media.

Konferenca mbahet në ora 22.00 në Ministri të Shëndetësisë.

Ajo mbahet disa orë pasi që IKSHPK raportoi edhe për 40 raste të reja me COVID-19..

Komento: