Greva në arsim, Këshilli i Prindërve të Kosovës humb durimin

22:35 | 26 Janar 2019

Greva në arsimin kosovar ende po vazhdon.

Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur e shqetësuar me grevën në arsim që tashmë gati ka hyrë në javën e tretë.

Përmes një komunikate për media, ata thanë se kanë filluar ta humbin durimin me këtë situatë të krijuar, raporton lajmi.net.

Pas diskutimeve KPP, ra dakord me disa konkluzione si në vijim:

KPP gjykon se sistemi arsimor në Kosovë nuk plotëson nevojat për arsimim cilësor dhe shpreh shqetësimin se ndryshimi i tij nuk do të ndodhë edhe për shumë vjet, pasi arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet;

KPP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës;

KPP kërkon nga palët dialoguese, MASHT e SBASHK, që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’i mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për arsimim, dhe se besojnë që Qeveria e MASHT-i obligohen ligjërisht të krijojnë kushtet për zhvillimin mësimit për fëmijët në Kosovë, e asnjë palë tjetër;

KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetare; për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen në sistemin arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse;

KPP distancohet nga deklarimet dhe qëndrimet publike të Ymer Reshiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve i Kosovës (KPK), dhe KPP prej sot tërhiqet nga ky Këshill, për sa kohë ai udhëhiqet nga Reshitit.

KPP i bënë thirrje Reshiti, dhe kujto nga Kryesia e këtij Këshilli, që në deklarimet e publike mos të thirrën më se përfaqësojnë prindërit e gjithë Kosovës pasi prej sot KPP distancohet nga Kryesia e KPK, derisa aty të zgjidhet një Kryesi e Kryetar dinjitoz

Komento: