Milan vihet pas yllit 70 milionësh

18:19 | 09 June 2020

Milan po synon të përforcojë fazën e mbrojtjes.

Milani po punon për transferimin e mbrojtësit të majtë të Caio Roque.

Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë që në janar pas largimit të Ricardo Rodriguez.

Transferimi i Antonee Robinson dështoi në momentet e fundit pas testeve mjekësore dhe në fund Laxalt u detyrua të rikthehet nga Torino.

Mirëpo uruguaiani nuk pritet të qëndrojë në San Siro dhe Rosonerët dëshirojnë një mbrojtës të ri që do të jetë zënvedësuesi i Hernandez.

MilanNeës, raporton se Rosonerët kanë nisur bisedimet me Flamengon për transferimin e Caio Roque.

18-vjeçari ka klauzolë prej 70 milionë eurove, mirëpo Flamengo thuhet se është e gatshme ta lërë atë të lirë për një shifër shumë më të ulët.

Pandemija e koronavirusit ka goditur financat e klubit dhe Flamengo është e gatshme t’ia shesë atë Milanit këtë verë.

Milan dhe Flamengo kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe besohet se marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.

Komento: