
U nda nga Loredana, Mozzik tregon se a do të mund të dashurojë përsëri.
Ndarja e Mozzik dhe Loredana ka bërë zhurmë të madhe në mediat rozë, dhe ndonëse ka kaluar kohë, ata ende vazhdojnë të komentohen për lidhjen e tyre.
Dyshja edhe pse kanë një vajzë së bashku, raportet e tyre nuk janë shumë miqësore, duke drejtuar shpesh herë akuza ndaj njëri-tjetrit.
Por, a beson Mozzik ende në dashuri dhe se a mund të dashurohet përsëri, reperi i njohur ka dhënë përgjigje përmes një InstaStory.
I pyetur nga një adhurues se a mund të dashurohet mashkulli për herë të dytë, Mozzik deklaroj se një mashkull dashuron sa herë që ai dëshiron.
Kjo ka lënë të nënkuptohet se Mozzik ka lënë prapa krahëve kapitullin me Loredana dhe se mund të dashurohet në një femër tjetër.
Ndryshe, Mozzik është në përgatitje të albumit të ri.
