Diçka po zihet mes Kidës dhe Mozzikut

17:34 | 10 Qershor 2020

Dyshja habisin të gjithë me posimet e fundit!

Kida dhe Mozzik kanë ngjallur dyshime me postimet në rrjete sociale.

Të dy ishin pjesë e të njëjtit label dhe tani si artist të pavarur po vazhdojnë sukseset në muzikë, shkruan lajmi.

Si Kida ashtu edhe Mozzik karrierën muzikore e nisën me shumë suksese dhe me të njëjtin ritëm po vazhdojnë tutje.

Duket se miqësia e tyre po vazhdon ende dhe me postimet e fundit në Instagram kanë ngjallur shumë pikëpyetje.

Kida e ka publikuar një foto të Mozzikut e ai një të Kidës. Komentet ishin të shumta dhe mendohet se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dyshes.

Se çfarë po ndodh saktësisht do ta marrim vesh së shpejti.

Komento: