Sabri Fejzullahut pritet t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”

10:59 | 11 Qershor 2020

Sot pritet t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”, Sabri Fejzullahut.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, do të mbahen një varg aktivitetesh e homazhe tek shtatoret e heronjëve.

Gjithashtu sot pritet që ti ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit” këngëtarit legjendar shqiptar Sabri Fejzullahu, shkruan Indeksonline.

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi pritet të ndodhë në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës nga ora 11:00.

Kujtojmë që Sabri Fejzullahu ka një karrierë tejet të gjatë me mbi 50 vite që këndon.

Në repertoarin e tij nuk mungojnë as këngët kushtuar qytetit të Prishtinës.

Komento: