I është dhënë lamtumira e fundit, Arian Dacit.
Familjarë, miq e qytetarë të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës.
Pasi u varros, u vendosën edhe kurora lulesh mbi varrin e tij.
Motra e tij, me dhimbje të madhe e mes lotësh ka vendosur lule mbi varrin e vëllait të saj tashmë të ndjerë, Arianit, shkruan Indeksonline.
Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, përderisa ishte me shokë duke skijuar dhe e zuri një ortek bore.