Edhe pak i ka mbetur deri në lindje, ja në ҫfarë gjendje është Jonida

23:23 | 14 Qershor 2020

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.

Ai duket se nuk ishte vetëm një serial i cili e bëri të njohur Jonidën, por ajo aty gjeti edhe dashurinë e jetës.

Besnik Krapi, i cili ishte gjithashtu aktor në serial, tashmë bashkëshorti i saj.

Dy aktorët shumë të njohur janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në foton e fundit, Jonida po duket shumë bukur dhe e relaksuar, ani pse është në prag të lindjes./ORAinfo/

Komento: