
Vuçiq ka thënë se do ta pres Lajçakun në Beograd, e pastaj do të udhëtoj në Moskë e Uashington.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar agjendën e tij për rikthimin në tryezën e bisedimeve me Kosovën.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë do të qëndrojë edhe në Beograd, raportojnë mediat serbe.
“Me një politikë serioze dhe të përgjegjshme, ne kemi arritur që çështjen e Kosovës ta sjellim përsëri në tryezë, me ndihmën e fuqive të mëdha”, ka thënë Vuçiq.
Pas takimit me të, një ditë më vonë, Vuçiq ka thënë se do të niset për një vizitë në Moskë, e më pas në Uashington dhe shtete tjera.
Ai ka theksuar se Serbia do të ballafaqohet me një punë serioze për Kosovën.
Mirëpo, ai ka insistuar se deri më tani nuk ka parë ndonjë propozim për zgjidhje finale të çështjes së Kosovës.