Fluturimet Turqi-Kosovë do të fillojnë nga kjo datë

15:45 | 15 Qershor 2020

Mësohet se kur do të fillojnë fluturimet Turqi-Kosovë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka njoftuar se nga data 1 korrik linjat ajrore në mes Kosovës dhe Turqisë të fillojnë të qarkullojnë me orar të rregullt.

Sipas njoftimit të MPJ të Turqisë çdo person, shtetas turk apo i huaj, në momentin e hyrjes në Turqi do t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor.
Nëse me atë rast paraqiten simptome, atëherë do të kryhet testi për koronavirus pa pagesë.

Ambasada ka bërë me dije se shtetasit e huaj që ndodhen në Turqi, dhe të cilët që për shkak të situatës së krijuar si pasojë e COVID-19, mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve ndërkombëtare, nuk do të penalizohen apo gjobiten.

“Ministria e Jashtme turke bën të ditur gjithashtu se shtetasve të huaj të cilëve u ka përfunduar afati i përkohshëm i qëndrimit pa vizë apo afati i leje-qëndrimit, duhet të kthehen në vendet e tyre brenda një muaji që nga data e normalizimit të situatës gjegjësisht hapjes së fluturimeve”, thuhet në njoftim.

Komento: