Nga cilat lagje vijnë të infektuarit e sotit me koronavirus në kryeqytet? Flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë

21:35 | 15 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 129 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Nga 129 të infektuar, 46 janë nga komuna e Prishtinës.

Në një përgjigje për ORAinfo drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se ende nuk janë të informuar se nga cilat lagje vijnë rastet e fundit me koronavirus në kryeqytet.

“Deri nesër nuk e dijmë, duhet t’i kontaktojmë paraprakisht nesër pastaj i nxjerrin të dhënat”-ka thënë gashi për ORAinfo.

Sot, Kosova ka shënuar ditën me më së shumti raste të reja me COVID-19./ORAinfo/

Komento: