Pas caktimit të datës për takim në Washington, Thaçi mban konferencë për media

09:43 | 16 Qershor 2020

Me 27 qershor pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen në Washigton.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë sot konferencë për media në orën 10:00 njofton, zyra e presidencës.

Thaçi në konferencë pritet të flas rreth udhëtimit të tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

Komento: