
Sabri Fejzullahu tregon pse ia ndaloi gruas së tij muzikën.
Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka zbuluar një histori lidhur me gruan e tij, Nerën.
Sabri Fejzullahu cilësohet si ikona e muzikës shqiptare, këngëtari në mbrëmjen e kaluar ishte mysafir në emisionin ‘NIN’ ku zbuloi shumë gjëra rreth karrierës dhe jetës private.
Këngëtari i cili ditë më parë mori çmimin ‘Çelësi i Prishtinës’ tregon se edhe gruaja e tij Nera, është shumë e interesuar në muzikë, dhe një kohësisht zotëron një zë unik.
Bashkëshortja madje kishte dëshirë që t’i bashkohet skenës muzikore vite më parë, por një gjë të tillë nuk e deshi Sabriu.
Ai gjatë intervistës tregon arsyen pse ia ndaloi muzikën “Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me u fut në bela me të” tha me sarkazëm këngëtari, i cili paralajmëron se në fund të vitit mund të shohim një bashkëpunim mes tyre.
