
Dje janë konfirmuar edhe 129 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Me numri e të prekurve priu Prishtina, me gjithsej 46 raste të reja (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), shkruan ORAinfo.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi për ORAinfo ka bërë të ditur se të infektuarit e djeshëm janë nga lagjet: Marigona, Aktash, Tophane dhe Taslixhe.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.615 dhe në 963 ai i të shëruarve, ndërsa 34 është numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë./ORAinfo/