Si pritet të jetë moti në dy ditët e ardhshme?

20:36 | 16 Qershor 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar me motin që do të jetë në Kosovë në dy ditët e ardhshme.

IHK përmes një komunikate për media ka konfirmuar se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme në Kosovë.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Komento: