
Në moshën 28 vjeçare, vdes ylli i bendit “TST”.
Ylli i K-Pop, Yohan vdes në moshën 28 vjeçe.
Është konfirmuar se ylli K-Pop, Yohan ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ylli i Koresë së Jugut, emri i vërtetë i të cilit ishte Kim Jeong-hwan, vdiq të martën, më 16 qershor, kanë njoftuar disa medie.
Yohan ishte anëtar i grupit të djemve TST (i njohur dikur si Top Secret), i cili lëshoi në janar singlin e tyre më të fundit.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende. Trupi i Yolan po mbahet në spitalin Severance në Sinchon dhe ai do të zhvendoset në një varrezë në Yongin më 18 qershor, sipas raporteve lokale.
“KJ Music Entertainment” lëshoi një deklaratë ku konfirmon lajmin e trishtë për vdekjen e anëtarit të TST.
Në një deklaratë të familjes, kërkohet që të respektohet privatësia, andaj të mos spekulohet në medie për shkakun e vdekjes së tij.
Yohan së pari u bë i famshëm më 2015 si pjesë e grupit NOM, më pas iu bashkua TST (Top Secret) më 2017 pasi grupi i tij i parë u shpërnda.
