Marko Gjuriq: Hoti po e varros dialogun

15:03 | 17 Qershor 2020

Kosova dhe Serbia pritet ta rinisin dialogun me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, që sot tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Pikërisht, për çështjen e pavarësisë Gjuriq tha se Beogradi nuk e pranon konceptin e pavarësisë së Kosovës.

“Avdullah Hoti po varros dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës përpara se ai të fillojë. Nuk ndodh që Beogradi të pranojë diktimin ose imponimin ose konceptin e pavarësisë në mënyrën si ai i imponon, si udhëheqësi aktual i seperatistëve”, tha Gjuriq.

Hoti sot deklaroi se objektivat e Kosovës në dialog janë marrja e njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet anëtare të BE-së, si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Komento: