Ky biznismen i njohur ngushëllon familjen Daci

16:29 | 27 Janar 2019

Sipërmarrësi shqiptar, Harry Bajraktari ka ngushëlluar zëvëndëskryeministrin Daci me rastin e humbjes së djalit të tij, Arianit.

Për ikjen e hershme të Arianit, Harry ka thënë se është humbje e madhe për krejt Kosovën.

“Me rastin e vdekjes tragjike të djalit tuaj Arian Dacit, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta ju dhe familja juaj.

Në këto momente të vështira për ju dhe familjen tuaj, ndaj dhimbjen e thellë me ju . Kjo nuk është humbje vetëm për ju, por edhe për Kosovën, sepse kontributi i tij si zëvendës-ministër në Qeverinë e Kosovës, ishte i rëndësishëm .
Gjithmonë ta kujtoni me dashuri dhe mall, duke u ndi krenar për djalin që patët. Zoti ju dhashtë forcë!”, thuhet në ngushëllimin e tij, transmetnon Gazeta Express

Arian Daci vdiq dje gjatë skijimin në Brezovicë, pas vetes la gruan dhe dy fëmijë

Komento: