Aeroporti i Prishtinës njofton se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës 18 qershor

18:11 | 17 Qershor 2020

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se të gjitha fluturimet e datës 18 qershor 2020 janë anuluar.

Një njoftim të tillë e kanë publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit,Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.

Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.

Komento: