Thaçi thumbon Haradinajn për taksën: Bora po shkrihet shpejt…

16:56 | 27 Janar 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar një status ndryshe nga ata zyrtar, duke shkruar me figura për shkrirjen e borës dhe skllotën. Fillimisht, është supozuar se po i keqpërdorej llogaria , por Shefi i Shtetit këtë deklaratë ia ka dërguar Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se bora do të shkrihet kur është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe të kërkuar nga SHBA-ja.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi e ka pyetur përmes një statusi në FB Kryeministrin Ramush Haradinajn nëse po shkrihet bora apo po bëhet skllotë, duke iu referuar deklaratave të Shefit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të kërkuara nga SHBA-ja.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Fb.
Haradinaj para disa ditësh kur ishte përgjigjur se kur do të hiqet taksa kishte thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”, kishte deklaruar Haradinaj.

Presidenti i Kosovës edhe më herët kishte kërkuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake pas kërkesës së SHBA’së.

Ambasada e Amerikës në Kosovë edhe javën e kaluar ridërgoi një qëndrim drejt Qeverisë për t’u hequr taksa. Paralajmëroi pasoja për ata që nuk përfillin kërkesën e tyre.

Ramush Haradinaj u përgjigj duke thënë se taksa nuk është kundër Amerikës por kundër Serbisë e Rusisë.

Komento: