
Me ftesë të kryeministrit Avdullah Hotit sot do të mbahet takimi me liderët e partive politike para mbajtjes së takimit me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka arritur në Qeverinë e Kosovës aty ku do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.
Hoti ju ka bërë ftesë dje të gjithë kryetarëve të partive politike që të takohen në ora 11:00, në mënyrë që t’i koordinojnë veprimet para takimit në Uashington.
Megjithatë, kësaj ftese kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht nga PDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.
