Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e luftës së dytë botërore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.
Përmes një postimi në rrjetin “Facebeook”, Haradinaj është shprehur që paraardhësit tanë ende na bëjnë të ndihemi krenar për strehimin që i kanë bërë heberenjëve gjatë kësaj periudhe.
Postimi i plotë:
“Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia.
Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë”.