Ramush Haradinaj del nga takimi me Hotin, nuk flet para mediave

11:48 | 18 Qershor 2020

Ishte i pari që shkoi në takim dhe i pari që doli nga takimi me kryeministrin Hoti.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është parë dukë dalë i pari nga takimi në Qeveri të Kosoëvs që e ka thirrur kryeministri Avdullah Hoti.

Haradinaj nuk ka folur para mediave për atë se çka kanë diskutuar në takim.

Liderët tjerë e përfaqësuesit e partive ndërkaq po vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri.

Hotit pozitivisht nuk iu janë përgjigjur Kadri Veseli, lideri i PDK’së, dhe ish’kryeministri e shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Veseli dhe Kurti nuk pranuan që të marrin pjesë në takimin ku do të diskutohet për fazën e fundit të dialogut dhe takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Komento: