Për herë të parë vdesin 3 shqiptarë brenda 24 orëve nga koronavirusi

23:21 | 18 Qershor 2020

Për herë të parë nga nisja e pandemisë, COVID-19 ua merr jetën 3 shqiptarë në 24 orë në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit në vendit janë shënuar 3 vik.tima nga COVID-19 duke e cuar në 41 numrin e vik.timave në vend.

Pak minuta më parë ministria njoftoi se kanë ndërruar jetë 2 persona tek Infektivi të prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

MSH në mesditë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një pacient ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një pacient 67-vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Komento: