
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka uruar sot kryeministrin kosovar, Avdullah Hotin, për marrjen e postit të ri.
Hoti, që njoftoi për telegramin e urimit nga amerikani, tha se ai e urioi gjithashtu edhe për procesin paqësor të zgjedhjes së qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimit të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë ngushtë dhe jemi shumë falënderues për përkrahjen pa rezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohje reciproke”.
Richard Grenell i ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në Washington më 27 qershor.
