
Ka shkuar në 1998 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike njofton se nga 456 teste që janë bërë sot, 82 kanë dalë pozitive për koronavirus, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.
Ndërkaq IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 7 pacientë të tjerë./ORAinfo/