
Dy pacientë në gjendje kritike nga koronavirusi, 70 të tjerë të shtrirë në Infektivë.
72 nga 82 pacientët e hospitalizuar sot në Klinikën Infektive janë të sëmurë nga koronavirusi.
Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, dy prej tyre janë në gjendje kritike, njofton Klan Kosova.
Sot vdiq një 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Klinika është në në pritje të rezultateve për tetë raste si dhe nga klinika lirohen dy pacientë të cilët kanë rezultuar negativë në testimet për Covid 19.