
Mustafa propozon largimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së këtij subjekti politik.
Mustafa e ka bërë këtë përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, njofton Klan Kosova.
Ai ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.
Këto ndryshime në LDK pritet të marrin vendimin e formës së prerë nga strukturat e LDK-së.