
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiq bisedon me Macron.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.
Temë e kësaj bisede ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, por Vuçiq në njoftimin e tij në Instagram nuk ka zbuluar më shumë detaje për këtë temë, njofton Klan Kosova.
Vuçiq me homologun e tij francez ka folur edhe për lidhjet mes dy vendeve të tyre.
“Sot fola me presidentin e Francës Emmanuel Macron për lidhjes në mes Serbisë dhe Francës dhe dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës”.