Mot i vranët dhe me shi, ky është parashikimi për javën e ardhshme

16:27 | 21 Qershor 2020

Parashikimi i motit për javën e ardhshme.

Java e parë e stinës së verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënoj ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin. Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Komento: