17 të dyshuar për koronavirus në Kamenicë, të gjithë rezultojnë negativë

20:11 | 21 Qershor 2020

Të gjithë të dyshuarit me koronavirus nga Kamenica dalin negativë.

Sot në Kamenicë janë testuar 17 të dyshuar si raste kontakti me disa persona nga Prishtina që kanë rezultuar pozitivë.

Të gjithë të dyshuarit nga Kamenica kanë dalë negativë për COVID-19.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka thënë se po presin për rezultate të tjera nesër.

“Fatmirësisht 17 persona nga komuna jonë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19. Të gjithë prej tyre ishin raste kontakti nga Prishtina, kurse nesër presim rezultate të tjera”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai ka lutur të gjithë që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë udhëzimet nga institucionet përgjegjëse.

Kujtojmë se kreu i kësaj komune, ditë më parë njoftoi se ka dalë pozitiv me COVID-19.

Komento: