20 raste të reja me koronavirus në Gjilan, Haziri jep detaje

22:28 | 21 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nga testet e datës 18 qershor, kanë rezultuar 20 raste pozitive me Covid-19 ,të cilat janë raste kontakti.

“Nesër dhe pasnesër presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”.

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancimin social”.

“Ju lutem, përshtatuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Komento: