Java e parë e verës, ky është parashikimi i motit

08:30 | 22 Qershor 2020

Ky është parashikimi i motit për javën e parë të verës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë s njofton se java e parë e stinës së verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Siç njofton IHMK, reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.

Parashikimi i motit për pesë ditë (22 – 26 qershor 2020):

Java e parë e stinës së verës do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënoj ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.

Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Komento: