
Po vazhdon të rritet numri i të vdekurve me koronavirus në Kosovë.
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar.
“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se nga 97 pacientë që janë të shtrirë në klinikë, 93 prej tyre janë të prekur me koronavirus.
Ky është rasti i 37 në Kosovë që ka përfunduar me fatalitet si pasojë e Covid-19.
Ja njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.
Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.
41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.
Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.