Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga postet në parti, flet Lutfi Haziri

14:53 | 22 Qershor 2020

Lutfi Haziri deklarohet rreth shkarkimit të Vjosa Osmanit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, ka thënë se është vendim i Këshillit të LDK-së.

Haziri ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar se lejohet mendimi ndryshe, por veprimi kundër shumicës në LDK nuk do të lejohet.

“Mustafa e mbajti fjalën”, tha ai në RTK.

Ai ka shtuar se ka qenë i pritur vendimi i Këshillit për zgjedhjen e Avdullah Hotit, nënkryetar të kësaj partie.

Sipas njoftimit të LDK-së, Vjosa Osmani u shkarkua të shtunën me 70 vota pro të Këshillit të Përgjithshëm, që ka 123 anëtarë. Ajo u shkarkua me arsyetimin se doli kundër qëndrimeve të partisë në disa raste.

Komento: