
Borrell ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar gjatë Forumit të Brukselit se BE-ja nuk mund të pretendojë se është faktor gjeopolitik nëse nuk arrin të zgjedhë çështjen mes Kosovës me Serbinë.
Tutje, Borrell thotë se nuk është në garë me SHBA-të, rreth zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, dhe duke iu referuar takimit të 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë thotë se do të ishte i lumtur për këdo që bën bashkë dy vendet.
“Nëse ne nuk mund ta zgjedhim çështjen (problemin) Kosovë-Serbi, që janë fqinj tanë dhe i takon kapaciteteve tona, atëherë̈ ne nuk mund të pretendojmë̈ që jemi faktor gjeopolitik. Ne nuk jemi në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë̈ çështjen e Kosovës, të paktën unë̈ nuk jam në garë me ta. Nëse Amerika mund ti bëjë̈ dy palët bashkë, në Shtëpinë̈ të Bardhë ose kudo unë̈ do të isha më shumë se i lumtur”, ka thënë Borrell.
“Por, është̈ vetëm një̈ dialog i strukturuar mes Prishtinës dhe Beogradit sot dhe ky dialog është̈ nen Bashkimin Evropian. Jam i sigurtë që presidenti Macron dhe kancelarja Merkel janë̈ duke ndihmuar shumë që të ulin dy palët në tavolinë. Nëse Shtëpia e Bardhë është̈ gati të ndihmoj, ne do të jemi shumë të lumtur”, ka shtuar kryediplomati Europian.