
Kosnett: Qeveria Hoti e ligjshme – këtë e bëri të qartë Kushtetuesja.
Lëvizja Vetëvendosje po e quan Qeverinë Hoti si jo të ligjshme, por ambasadori amerikan Philip Kosnett thotë se SHBA-të e shohin krejt ndryshe.
“Ne natyrisht se nuk e konsiderojmë ilegale qeverinë Hoti. Mendoj se këtë e ka bërë të qartë Gjykata Kushtetuese”.
Ai në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës ka folur edhe për aktgjykimin e Kushtetueses, të cilin Lëvizja Vetëvendosje po ashtu e konteston.
“Ne e respektojmë Gjykatën Kushtetuese. Unë i respektoj njerëzit që punojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të them këtë: mendoj se është shumë më rendësi për çdo qeveri në Kosovë që të thotë se e respekton Gjykatën Kushtetuese në kuptimin për të respektuar çdo vendim të kësaj gjykate dhe jo të zgjedhë çfarë të respektojë e çfarë jo. Kjo është një diçka që mbetet të shihet në të ardhmen”.