
Hamza-VV’së: Rastet me COVID-19 u rritën për shkak se organizuat tubim në pandemi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ia ka përmendur protestat Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.
Hamza ka kritikuar Vetëvendosjen, e nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin, që sot akuzoi qeverinë në krye me Avdullah Hotin për keq menaxhim të situatës së pandemisë.
Hamza u shpreh se rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemie.
”Është rritë numri i rasteve. Në pandemi me mbajt tubime, qysh s’rritet more. Rritet rritet edhe shumë bile. Shumica e masave që janë të propozuara, janë masa për mbylljen e minusave që janë bërë si kohë e situatës së krijuar .Herë do kur ndodhë auditimi, ka me regjistruar këto te gjetura”, ka thënë ai.