Osmani u kërkonë deputetëve të mbajnë distancën për shkak të COVID-19

11:39 | 23 Qershor 2020

Deputetët nxehen gjatë debatit, u kërkohet të mbajnë distancën për shkak të COVID-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancën, duke respektuar rregullat për mbrotjen nga pandemia, raporton Gazeta Express.

Kryetarja e Kuvendit, ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancë për hirë të pacientëve dhe mjekëve që po përballen me situatën e vështirë shkaku i pandemisë.

Osmani tha se ka hapësirë që të mbahet distanca.

“Ju lus me mirësi të nderuar distancë, që të mbani distancë, së paku për hirë të të gjithë pacientëve të infektuar dhe mjekëve që po përballen me situatë shumë të vështirrë. Hapsirë ka arsyeja pse disa prej kolëgevë janë të ulur mbrapa dhe lart është që të mbahet distanca, ta mbajmë distancën për hirë të famileve dhe shëndetit publik”, tha ajo.

Komento: