Berat Buzhala rezulton pozitiv me Koronavirus

20:52 | 24 June 2020

Gazetari Berat Buzhala rezulton me COVID-19.

Gazetari Berat Buzhala ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka pasur simptoma, si ethe e temperaturë.

Buzhala ka njoftuar se kolegu i tij Leonard Kërçuki ka dalë negativ ndonëse qëndrojnë bashkë vahzdimisht.

Ky është postimi i plotë i Buzhalës:

Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet

Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj.

Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike

Komento: