Hotin në Bruksel po e shoqësojnë dy zëvendëskryeminisrat që patën probleme ku të ulen në Qeveri

11:21 | 25 Qershor 2020

Dy zëvendëskryeminisrat që patën probleme ku të ulen në Qeveri shoqërojnë Hotin në Bruksel.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është duke qëndruar në Bruksel, në vizitën e parë pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit.

Në këtë vizitë, Hoti ka bërë të ditur se do të angazhohet për liberalizimin e vizave, derisa, sot është takuar me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Hoti në këtë vizitë në Bruksel po shoqërohet nga dy zëvendëskryeministra, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj.

Gjithashtu, në këtë vizitë është edhe Minsitrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.

Komento: