
Njëri nga personat që ndërroi jetë sot nga Koronavirusi ishte punëtor në ATK.
Administrata Tatimore e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.“Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi,Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.
Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!
Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!
Ilir Murtezaj
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së