Pahor thotë se korrigjimi i kufijve nuk bën t’i dëmtojë shtetet e rajonit

13:34 | 28 Janar 2019

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor gjatë një vizite zyrtare në Serbi ka deklaruar se korrigjimi i kufijve nuk bën t’i dëmtojë shtetet e rajonit.

Ai pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit ka folur rreth asaj që po quhet “ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës” si mënyrë për t’u zgjidhur kontesti ndërmjet dy vendeve.

“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, citon FoNet të ketë thënë Pahor, transmeton Koha.
Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme.

“Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm“, ka thënë në fund Pahor.

Komento: