Sërish prin Prishtina, ja nga cilat komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

22:52 | 02 Korrik 2020

Sot, në Kosovë janë konfirmuar 73 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri i përgjithshëm të prekurve ka shkuar në 3.064.

IKSHPK njofton se nga 225 mostrat që janë marrë sot, 73 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Sot janë konfirmuar të shëruar edhe 63 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 1.707./ORAinfo/

Komento: