Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkaku koronavirusi

10:14 | 03 Korrik 2020

Serbia kthehet në mes të rrugës, Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Sapo është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytetin serb, Beograd.

Kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, njoftoi se kjo vjen për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi, transmeton Reporteri.

Ndërkohë vendimi për tri masa të reja pritet të merret sot.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë njoftoi për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot.

Klubet e natës do të mbyllen për dy javë – nga 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Komento: