
Hoti ka folur për protestën e OVL UÇK.
Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media Tiranë sot, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se do të përfaqësojë shtetin e Kosovës saherë që të ftohet.
Hoti këto komente i ka bërë kur është pyetur se a do të marrë pjesë në dialog nëse nuk do të jetë i pranishëm Presidenti Thaçi.
“Ashtu si e kam thënë dialogu nuk ka alternativë, prandaj sa herë të ftohem në Ëashington ose Bruksel do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës”, u shpreh Hoti.
Kryeministri Hoti u shpreh se askush nuk duhet të pengojë organet e drejtësisë kur u pyet për protestën e OVL UÇK’së të paralajmëraur me9 korrik me kërkesën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
“E drejta për protestë është e drejtë elementare, sic kemi bërë në të kaluarën edhe kësaj radhe do të respektojmë obligimet ndërkombëtare, sepse kur organet e drejtësisë e ngrisin një cështje nuk është e udhës për të penguar organet e drejtësisë por për t’u përballur me to”, ka thënë Hoti.